Festivali i paqes në 1969, i dashurisë dhe muzikës, Woodstock, shënon përvjetorin e trij të 50 këtë fundjavë dhe ka ndezur një valë nostalgjie për një epokë kur roku ishte për të rinjtë, hipitë ishin trendi dhe flokët e gjata ishin një markë.
Festivali i famshëm i Woodstokut, u mbajt në datat 15-18 gusht dhe në të morën pjesë më shumë se 400 mijë vetë. 3 ditë paqe dhe muzikë, u mbajt në një fermë në Bethel, në New York, 70 km në jugperëndim të Woodstockut.
Domethënia e festivalit u përforcua më shumë nga një film dokumentar i 1970 që fitoi edhe një çmim oscar.
Më pas, duke filluar nga 1979, evente muzikore që merrnin emrin Woodstock, u mbajtën në përvjetorët e mëdhenj.
Në 2004, Rolling Stone, e etiketoi festivalin e woodstockut si të 19 nga gjithsej 50 momentet që ndryshuan historinë e rok and rollit. Në 2017, vendi ku u mbajt festivali u përfshi në regjistrin kombëtar të vendeve historike.