Festat e Usain: zbulohen foto me një vajzë tjetër, por e dashura nuk e ka problem

Usain Bolt dhe e dashura e tij nuk do të ndahen pavarësisht fotove që kanë qarkulluar këto ditë ku ai shfaqet me një femër tjetër.
Studentja braziliane, Jady Duarte, 20-vjec, ka shpërndarë disa foto ku ajo duket e shtrirë në krevat duke u përqafuar e puthur me Bolt, pas festës së 30-vjetorit të tij në Rio.
Por tashmë kanë dalë edhe disa foto të tjera ku atleti puthet me një vajzë tjetër.
Megjithatë motra e madhe e Bolt, 32-vjecarja Christine Bolt-Hylton, ka thënë se ai dhe e dashura e tij, 26-vjecarja Kasi Bennett, janë një cift i fortë dhe nuk do të ndahen sepse janë të dashuruar.
“Jam e sigurtë se Kasi është mësuar me këto gjëra tani. Ajo është mësuar të shohë foto të tilla të tij. Nuk besoj se ka ndodhur gjë mes tij dhe studentes braziliane. Ai e do shumë Kasin dhe nuk besoj se do e prishte kështu marrëdhënien me të”, ka thënë motra e Bolt.
Foto të cilat u shpërndanë përmes WhatsApp-it e tregojnë Usain të zhveshur dhe të shtrirë në krevat me vajzën braziliane.
Vajza në fjalë, e cila është mama e dy fëmijëve dhe e veja e një trafikanti droge të njohur si Diná Terror, ka thënë se ndihet shumë e turpëruar.
Atleti festoi 30-vjetorin e tij në një club në Rio ku sipas raportimeve edhe u deh.
Burimet thonë se ai është kthyer në dhomë në 7 të mëngjesit së bashku me studenten Jady Duarte.
Duarte bëri disa selfie me Usain dhe ia dërgoi miqve të saj me Whatsapp.
Më herët, gjatë festimeve në club, ai është parë edhe duke kërcyer me një tjetër vajzë brune, si dhe duke u puthur me një vajzë të tretë.

Advertisement