Fergie do të bëhet nënë. Këngëtarja e Black Eyed Peas dhe bashkëshorti Josh Duhamel do të bëhen prindër për herë të parë. “Josh dhe unë dhe bebi bëjmë tre”,- ka shkruar Fergie në Twitter në 18 Shkurt. “Sapo e zbuluan ja treguan gjithë botës”,- ka thënë një burim për US WEEKLY. Çifti u martua në Janar të 2009-ës dhe kanë folur për dëshirën për t’u bërë prindër në Tetor 2012 gjatë prezencës në programin Oprah’s Next Chapter. Duhamel shpresonte që një ditë të kishte pesë fëmijë, por Fergie ka shtuar menjëherë: “E kemi negociuar më herët këtë pikë. Numri dy është numri ynë”.
Shumë urime çiftit dhe siç thuhet nga anët tona: “Me një çun e me një goc, goc, goooooooooc”. :p