Në këtë moshë femrat transformohen në puma, ashtu sikurse e tregon më së miri edhe një serial i famshëm amerikan COUGAR TOWN me protagoniste Courtney Cox. Fenomeni “cougar” është më i fundit në fushën e ndjenjave dhe ka si protagoniste femrat rreth të 40-ave të suksesshme, të pjekura, të pavarura dhe gjahtare. Cili është partneri i tyre ideal? Sigurisht një më i ri, madje me gjysmën e viteve të tyre. Siti i specializuar në këtë fenomen cougaritalia.com shpegon se kjo nuk do të thotë aspak se femrat puma janë agresive, përkundrazi shpesh arma e tyre e joshjes është ëmbëlsia. Sipas portalit ky fenomen po jeton një shtator “përvëlues”: mashkulli ideal për këto tip femrash është pikërisht djali me gjysmën e viteve të tyre. Kështu e mendojnë 70% e romaneve dhe 75% e milanezeve të cilat janë në kërkim të një lidhjeje.
Fenomeni cougar nuk i përket një klase të caktuar shoqërore. Kështu mes femrave cougar gjenden amvisa, menaxhere, sekretare, parukiere, me pak fjalë gra që kanë një status social të ndryshëm por që kanë një pasion të njëjtë për meshkujt e ri. Po meshkujt çfarë mendojnë për këtë kategori femrash? Me sa duket e vlerësojnë një gjë të tillë duke pasur parasysh shumë regjistrime në sit nga meshkuj të moshës 20-35 vjeç, të gatshëm për të filluar një lidhje me një femër të matur e më të madhe në moshë. Kjo e dhënë mbi regjistrimet tregon edhe një herë magjepsjen e meshkujve nga femrat cougar. Djemtë që frekuentojnë femra më të mëdha e bëjnë sepse tek ato jo vetëm që gjejnë një fizik të këndshëm dhe të pasur me sex-appeal, por edhe sepse kanë eksperiencë , fantazi dhe siguri. Po në Shqipëri mendoni se ka zbarkuar ky fenomen?


