Ajo është bërë një nga mbretëreshat e filmave fantastiko-shkencorë. Në fillim “Avatar” dhe më pas “Star Trek”, në të cilin kapitulli “Into Darkness’, do të vijë në ekranet tona më 13 qershor. Por, Zoe Saldana është edhe një artiste shumë e bukur dhe këtë herë është shfaqur në një shërbim fotografik për “Allure” në poza nudoje integrale, ku tregon një fizik perfekt.

Aktorja ka zbuluar gjithashtu se në të ardhmen lidhja e saj mund të mos jetë domosdoshmërisht me një mashkull. “Mund t’i rris fëmijët e mi edhe me një grua”,- ka thënë aktorja. Në vitet e fundit Zoe ka qenë e lidhur me aktorët Bradley Cooper dhe Keith Britton. Thuhet se Zoe dhe Bradley kanë shijuar një udhëtim romantik në Paris për pushimet e fundvitit, por teksa Bradley është lidhur me një modele të re, Zoe duket rehat në pavarësinë e saj.

Advertisement