Fëmijëria e trishtë e Cara Delevigne

Aktorja dhe modelja 22-vjeçare, Cara Delevigne, ka vuajtur shumë për shkak të nënës së saj, Pandora, e cila ishte e varur nga heroina. Më pas në moshën e adoleshencës vuante nga depresioni, por më në fund gjeti shpëtim në aktrim.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e trishtë. Nëna ime ishte e varur nga heroina për vite me radhë dhe unë si fëmijë vuaja shumë pasi nuk kaloja shumë kohë me të. Më pas në moshën 15-vjeçare kalova fazën më të vështirë pasi rashë në depresion”.

Advertisement

Cara ka shtuar se shkolla ishte një ëndërr e frikshme për të por pasi zbuloi talentin e saj si aktore, filloi të ndihej gjallë.