“Fast and Furious 7”, të gjithëve u mungon Paul Walker

Vin Diesel është pushtuar nga emocionet gjatë shfaqjes së “Fast and Furious 7” në Los Angeles.Aktori, i cili vetëm pak ditë më parë është bërë baba për herë të tretë, ka mbajtur një fjalim para shfaqjes speciale të filmit për një publik të përzgjedhur (para premierës së madhe më 3 Prill).
“Ky, sic e dini, ka qenë një film shumë i rëndësishëm dhe personal për në”, tha ai teksa mbante lotët.
“Sa herë që unë dhe Paul Walker shihnim premierat e filmave tanë ai më thoshte “Vin, ende nuk kemi arritur më të mirën”. Epo, sonte shpresoj që të kemi sjellë më të mirën për ju.”
Diesel ka shtuar më tej: “Kjo është një punë e bërë me dashuri. Në një farë mënyre ka qenë filmi më i vështirë që më është dashur të xhiroj sepse lidhjet që shikoni në film janë shumë të forta edhe në realitet. Kur ndohi tragjedia, unë humba shokun tim më të mirë, humba vëllain tim.”
“Faleminderit që jeni familja jonë, që kujdeseni për ne. Faleminderit që besoni tek ne”, ka përfunduar Diesel.

Advertisement