Fansja i vë në dukjet këtë defekt të trupit, Alketa Vejsiu i jep një mësim të mirë me përgjigjien e saj

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të mira dhe më të dashura për publikun shqiptar, i cili i ka qëndruar pranë që nga fillimet e karrierës si folëse në radio e deri tek programet dhe show-t më të fundit. Edhe pse ka zgjedhur të ruajë një profil peronal përsa i përket ekspozimit të familjes në rrjete sociale, nuk mund të themi të njëjtën gjë për organizimet e saj apo fotografitë nga pushimet, programet që drejtoni apo përditshmëria. Në çdo dalje të saj publike, si në ekran ashtu edhe në rrjetet sociale, e kemi parë të kuruar deri në detaje dhe shpesh herë kërkon mendimin e fansave për pamjen e saj. Së fundmi në një prej fotove të postuara në Instagram, një nga ndjekësit i ka vënë në dukje këmbët e saj me “defekt” dhe moderatorja s’vonoi t’ja kthente në mënyrën më motivuese të mundshme.

640-0-5bfb2583e8652

“Jam shumë krenare për to se kam qenë ”Beni ecën vetë” kur shumë të tjerë s’ishin ngritur në këmbë ende. Ndaj, janë si janë, janë aleatet e mia më të mira në një rrugëtim të gjatë, por të mrekullueshëm. Kanë shkelur rrugë me gunga, pa asfalt, kanë ngjitur e zbritur shkallë. Vazhdojnë të pedalojnë në biçikletë drejt ëndrrash të reja…Faleminderit për vërejtjen, por s’i ndërroj dot. (Dhe nëse do të dish të vërtetën, më pëlqejnë shumë kur i shoh në pasqyrë!)”- shkruan Alketa dhe s’mund t’i jepte përgjigje më të mirë se kjo./Living