Familja Adams vjen në versionin e animuar

Filmi “The Addams family”, i cili është me personazhe të frikshëm, të pazakontë, misteriozë dhe drithërues, së fundmi do të vijë edhe në versionin e animuar, pasi sapo është lançuar trajleri i parë në italisht. Ky film i ri kushtuar familjes së çuditshme do të shfaqet në kinematë italiane pikërisht për Halloween, më 31 tetor 2019. “The Addams family”, është gati të kthehet në kinema me një akt të pashembullt të aktorëve të zërit.

Ndër protagonistët kryesorë janë: Virginia Raffaele dhe Pino Insegno në rolin e Morticia dhe Gomez, ndërsa Eleonora Gaggero dhe Luciano Spinelli, do të interpretojnë zërin e fëmijëve Mercoledì dhe Pugsley. Roli i “Zio Fester” do të jetë në zërin e aktorit Raoul Bova, ndërsa risi e vërtetë është këngëtarja Loredana Bertè, e cila për herë të parë i jep zërin e saj një karakteri kinematografik, duke interpretuar “Nonna Addams”.

Advertisement

/ATA/