“Faleminderit Zot”, Adriana Matoshi përfundon me sukses operacionin e vështirë

Aktorja e njohur Adriana Matoshi kaloi dhe e luftoi tumorin para 9 viteve, por ai iu rikthye sërish. Këtë lajm e dha vetë ajo, në një postim të gjatë në Facebook, ku shkruante se duhet të përballej sërish mes jetës dhe vdekjes.

Deputetja nga Kosova iu nënshtrua sot operacionit të vështirë për heqjen e tumorit në tru. Para se të futej në këtë operacion të rëndësishëm për të, i dashuri i saj, Keith, ka bërë një postim prekës. Ai publikoi një foto të saj në Instastory krahas së cilës ka shkruar: “Zoti është me ty loqka jemi, shihemi së shpejti”.

Advertisement

Por, gjithçka ka shkuar mirë, dhe operacioni ka përfunduar me sukses. Familjarë të aktores dhe deputetes kosovare kanë bërë të ditur se Matoshi tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa Keith, ka bërë një postim ku shkruan “Faleminderit Zot”.

Vetë deputetja nuk ka reaguar ende, por kjo është e kuptueshme, pas një operacioni të tillë të vështirë…