Evropë – Dëbora dhe acari shkaktojnë 30 viktima

Temperaturat më të ulëta kanë shkuar deri në -33 gradë celcius. Gjatë 72 orëve të fundit si pasojë e motit të keq kanë vdekur 30 persona, nga të cilët 12 në Poloni. Shumica e viktimave kanë qenë të pastrehë. Ndërkohë që veriu i kontinentit përballet me acar, përmbytjet kanë përfshirë Ballkanin Perëndimor. Në Shqipëri mbi 7000 persona janë evakuuar dhe në Mal të Zi 1300. Përmbytjet kanë prekur dhe Serbinë.

Advertisement