BQE i bën thirrje qeverive të “ndërmarrin një aksion për përmirësimin e financave publike” ndërsa kujton se si “niveli i papunësisë në zonën euro u rrit në 10% në tremujorin e parë të 2010-ës, nga 9.8 në tremujorin e fundit të 2009-ës, duke shënuar nivelin më të lartë nga gushti 1998”. Në buletinin e saj, BQE pohon se “sa më shumë të pritet të korrigjohen ekuilibrat, aq më i madh do të jetë rreziku për të pësuar një dëm në reputacion dhe besim”. Në dokument lexohet edhe se “vazhdon frika në lidhje me tensione të mundshme në disa segmente të tregjeve financiare”.

Advertisement