Eve më në fund mami

Reperja e njohur, Eve është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin e saj, biznesmenin Maximillion Cooper. “A e besoni këtë, ne duhet t’ua tregojmë të gjithëve. Ju të gjithë e dini se sa gjatë ishim duke pritur për këtë bekim. Ne do të njihemi me këtë mrekulli në shkurt të vitit 2022”. Po ashtu, Cooper ka publikuar të njëjtën foto në “Instagram”, krahas së cilës ka shkruar: “Shumë të emocionuar për të ndarë këtë lajm”.

Kujtojmë se ky do të jetë fëmija i parë biologjik i reperes, ndërsa artistja ka qenë po ashtu nënë e fëmijëve të Maximillion që nga viti 2014, i cili është baba i Lotus, 19-vjeçar, Jagger, 17-vjeçar, Cash, 15-vjeç dhe Mini, 13-vjeç.

Advertisement