Eva Mendes ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, me bashkëshortin Ryan Gosling.
Madje, sipas certifikatës së lindjes, të publikuar ekskluzivisht nga TMZ, Mendes ka lindur që në muajin Prill.
Vajza e tyre mban emrin Amada Lee Gosling dhe ka lindur në Kaliforni më 29 Prill.
Cifti e ruan aq shumë privatësinë sa vetëm një muaj më parë ishte bërë e ditur edhe shtatëzania e saj e dytë.
Aktorja ishte parë muajt e fundit teksa përpiqej të fshihte barkun.
Mendes dhe Gosling janë njohur gjatë xhirimeve të filmit “The Place Beyond the Pines” në 2011-ën. Ata sollën në jetë vajzën e tyre të parë, Esmeralda, në Shtator të 2014-ës.