Eva Mendes është bërë imazhi i ri i kompanisë Estée Lauder.
Mendes do të shfaqet si në reklama televizive ashtu edhe në postera, që do të publikohen vjeshtën e ardhshme, kryesisht për koleksionin më të ri të firmës për kujdesin ndaj fytyrës, New Dimension.
“Që në adoleshencë e kam adhuruar Estée Lauder, firmën dhe gruan”, ka thënë Mendes.
“Jam shumë entuziaste që do të përfaqësoj kujdesin ndaj lëkurës New Dimension sepse edhe vetë ndihem shumë e lidhur me atë që përfaqëson kjo linjë, fuqinë që ne si femra kemi për të marrë gjërat nën kontroll dhe për të transformuar bukurinë tonë.”
Kohët e fundit edhe Kendall Jenner është kontraktuar si një prej imazheve të firmës klasike.