Eva Mendes dhe veset

“Kam shumë dëshira që më falin kënaqësi. Një nga ato është edhe ngrënia në krevat teksa jam duke parë Tv. E adhuroj kur shoh programin tim të preferuar me një tabaka përpara me ushqimin tim të dashur”. Eva është ambasadorja e akullores Magnum Temptation dhe pohon se çokollata është një nga ushqimet e saj të preferuar. Megjithatë kalon shumë kohë në palestër për të qëndruar në formë. “Unë punoj shumë në palestër, të paktën 5 ditë në javë. Dua të jem e sigurt që të shijoj çokollata dhe herë të tjera. Në fund të fundit kënaqësia është dhimbje!”,- ka thënë Mendes për australianen Sydney Morning Herald.

Advertisement