Eva Longoria dizenjon linjë për dekorimin e dhomave të gjumit

Eva Longoria është aktore, producente, ka shkruar një libër kuzhine dhe tashmë i është futur edhe pasjonit të saj të kahershëm: dekorimit të shtëpisë.
“Kjo është dicka që gjithnjë kam dashur ta bëj. Një linjë për dekorimin e shtëpive”, ka thënë ajo gjatë përurimit të “Eva Longoria Home Collection”.
“Mamaj gjithnjë më thoshte se të kthesh një banesë në shtëpi është dicka shumë e madhe.”
Koleksioni i Longoria-s përfshin katër mbulesa krevati të kombinuara me perdet dhe jastëkët për një look të plotë.
“Ndodh që kur shkojmë në ndonjë shtëpi nuk na bëhet të ulemi në kolltuk, apo as të prekim jastëkët. Ndërkohëkjo linjë është shumë miqësore dhe praktike.”
E preferuara e vetë dizenjatores është linja Solana që kombinon ngjyrën gri me lejlanë.
“është shumë qetësuese dhe sa herë e shoh më duket sikur më fton të ulem mbi të”, ka thënë Eva.

Advertisement