Europë – Rihapen aeroportet

Vonesat janë të zakonshme ndërsa dyndja nëpër gejte, si pasojë e akumulimit të disa ditëve pa fluturuar, rezulton tepër e vështirë për t’u administurar. Një ditë më parë, Komisioni i Europës kritikoi autoritetet drejtuese të aeroporteve për paaftësinë e tyre në administrimin e situatës, ndërsa këta të fundit u mbrojtën me kushtet e pazakonta atmosferike. Dy aeroportet më të mëdha të Europës, ai i Londrës dhe Frankfurtit, nisën për herë të parë pas disa ditësh gjatë mëngjesit, që të operonin me kapacitetin e tyre të plotë, por duhet ende disa kohë që funksionimi të kthehet në normalitet. Për të përshpejtuar punën, aeroplanët kanë shkurtuar procedurat e tyre përpara nisjes, ndërsa vonesa të mëdha janë shkaktuar për shkak të numrit të shumtë të personave që kërkojnë të udhëtojnë.

Advertisement