Euro në nivelet më të ulta përballë dollarit

Euro ra sot në nivele historike që prej 11 vitesh përballë dollarit, duke arritur nën nivelin e 1,14 dollarë, pas shpalljes nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) të një programi blerje masive të borxhit për të stimuluar ekonominë në zonën euro.

Monedha unike u shkembye sot me 1,1389 dollarë, pas një rënie deri në 1,1363 dollarë, pra niveli i saj më i ulët që prej 19 shtatorit 2003. Pak para deklaratës së BQE-së euroja këmbehej me 1,1620 dollarë.
“Është një rënie shumë e fortë që mund të shpjegohet nga natyra ofensive e masave të shpallura nga BQE-ja, dhe për nga niveli i tyre i lartë në raport me pritshmëritë e tregjeve”, shpjegoi Nick Bennenbreok i agjencisë Wells Fargo.
Presidenti i BQE-së Mario Draghi deklaroi sot se do të blejë deri në 60 miliardë euro të borxhit publik dhe privat, çdo muaj, nga marsi i këtij viti deri në shtator të vitit 2016.

Advertisement