Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona për “shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni”. Si edhe për “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Në kuadër të operacionit “ESKORT” u godit një grup kriminal që organizonte shërbimin eskort dhe prostitucionin në qytetet Tiranë dhe Elbasan.
Në pranga janë vënë shtetasit Silvana Nexhipi, Ambra Isaku, Xheje Dunga, Franko Dervishi, Eglantin Kapo, Selçuk Kaya (shtetas turk), Mehmet Ozgunoglu (shtetas turk), E.Y. dhe E.B.
Shtetasit e mësipërm u kapën pas një procedimi penal të nisur me herët nga ana e policisë së Tiranës.
Gjithashtu u arrestuan shtetasit Ervin Tanku, Hasan Kurmeta, Jonid Jaçe dhe Kevis Abazaj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 kg kanabis dhe 16 doza heroinë.