Është zyrtare! Janë martuar!

Me sa duket të dy kanë dashur të qëndrojnë larg zhurmës, fjalëve, lajmeve rozë, duke u hedhur drejt e në veprim. Aktorët janë martuar në fshehtësi të plotë në Charleston, në Carolinën e Jugut. Ky lajm është raportuar nga revista PEOPLE, sipas së cilës çifti ka organizuar një ceremoni shumë private dhe u martuan pas vetëm një viti lidhjeje. Pas ceremonisë aktorët kishin organizuar një mbrëmje vallëzimi për miqtë e tyre dhe muzika u mundësua jo nga një DJ çfarëdo, por nga vetë Florence Welch e Florence and The Machine. Më pas në skenë është ngjitur për të kënduar këngëtarja dhe aktorja Bette Midler, e cila ka interpretuar vetëm këngë romantike. Dashuria mes çiftit ka qenë e menjëhershme. Blake ishte drejt përfundimit të historisë me Leonardo Di Caprio, ndërsa Ryan sapo ishtë ndarë nga ish bashkëshortja e tij Scarlett Johansson. Si ju duket çifti i ri?