E pra lajmi më emocionues deri tani? Diva e R&B pret një vajzë. Sipas miqve të këngëtares Beyoncè është shumë e lumtur që do të ketë një vajzë dhe me zorr po pret që të lindë. Këngëtarja nuk e ka fshehur aspak se ka bërë shumë shopping për bebin e saj dhe thuhet se pasi mësoi për gjininë e bebit ka porositur disa këpucë të vockla Louboutins. “Beyoncè ka një raport shumë të ngushtë me të ëmën dhe donte të kishte të njëjtin me fëmijën e saj, ndaj është shumë e lumtur që do të ketë një vogëlushe”,- ka thënë një burim i afërt për Perez Hilton.