Është OK të kesh rudha!

Tuesday, December 9, 2025

37 vjeçarja, nënë e katër fëmijëve me bashkëshortin Seal, preferon të ketë kile më tepër e të duket më e re. “Këshilla ime është të mos jeni shumë të dobta. Është mirë të kesh ca mish mbi kocka. Kur je vetëm me muskuj, rrezikon të dukesh pak thatanike në fytyrë dhe kjo ju bën të dukeni 10 vjet më të vjetra”. Supermodelja gjermane është koshiente që do të plaket dhe nuk ka aspak në plan që të bëjë botox për të ndaluar këtë process. “Nuk jam aspak në ankth për plakjen e nuk do të rend tek botoxi. Ndoshta mund të ndryshoj mendim në të ardhmen, por nuk besoj. Ndihem rehat me lëkurën time dhe plakjen, ndaj mendoj se është ok të kesh rudha”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -