Thuhet sërisht se Jennifer Aniston është shtatzënë. Aktorja dhe i fejuari i saj Justin Theroux janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Pritet që Jennifer t’a bëjë lajmin publik sapo të kalojnë muajtë e parë. “Ajo ka frikë se mos humbasë fëmijën, duke pasur parasysh moshën, ndaj nuk do të thonë asgjë deri sa të jetë në muajin e gjashtë të shtatzanisë. Janë shmë të lumtur. Ky është fëmija që Jen ka dashur gjithnjë”,- ka deklaruar një i afërt për amerikanën US WEEKLY. Aktorja i ka kërkuar stilistit të ndërrojë të gjithë garderobën të cilën kish parashikuar të përdorte për promovimin e filmit të saj të ri “We’re the Millers”. Tani është apo nuk është vetëm koha do e tregojë 🙂