Ermal Mamaqi “feeling” optimist

Ekuinoksi pranveror është një ditë e shënuar për këngëtarin dhe aktorin e njohur, Ermal Mamaqi.Ai mbush plot 33 vjeç. Dhe për këtë ndihet shumë mirë, optimist mbi të gjitha. Urimet e pafundme të fansave në rrjetet sociale, Ermali i ka përshëndetur edhe një herë në këtë ditë të shënuar për të, pa i lënë asnjëherë batutat, por edhe mesazhet, të cilat, thënë nga ai, marrin një kuptim të veçantë: “Jam shumë optimist si njeri… jam fiks 30 për qind sot. Ju dua të gjithëve. Faleminderit që më duroni dhe uroni. Nuk ju përgjigjem dot se përveç se jeni me miliona, duhet edhe të hekuros tani. Kam larë 3 lavatriçe, i kam rrobat kapicë. Hahahaha. Ju përqafoj. Nuk është e vështirë për t’u bërë i mirë. Dhuroi një përqafim nga unë, atij/asaj që ke pranë!” – shkruan Ermali në Instagram. Një urim special për Ermalin nuk mund të mungonte virtualisht edhe nga bashkëshortja, Amarda Toska, e cila ka postuar një foto në Instagram, bashkë me dashurinë e jetës: “Ti je gëzimi i ditëve të mia, edhe 100 dashuri”,- shkruan Ami në profilin e saj.

Advertisement