Ermal Hoxha do lirinë: Isha në vendin dhe momentin e gabuar

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, ka kërkuar në gjykatën e Apelit, ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas pretendimeve të avokatëve të Hoxhës, klienti i tyre ka qënë në vendin e gabuar dhe momentin e gabuar kur ka transportuar në cilësinë e taksistit, dy shtetasit kolumbianë.
Avokatët gjithashtu pretendojnë se arrestimi në kushtet e flagrancës duhet të cilësohet i paligjshëm pasi Hoxha, nuk ka qenë as në Xibrakë, as në laborator dhe me ndonjë prej anëtarëve të këtij grupi narkotrafikësh, por është kapur në banesën e vjehrrës së tij në Durrës. Sipas tyre në këto kushte nuk plotësohet flagranca dhe për pasojë, arrestimi i Ermal Hoxhës është i paligjshëm.

Advertisement