Dielli dhe temperaturat optimale të kësaj të shtune, duket se kanë ndikuar që Erla Mëhilli të nxjerrë për herë të parë në shëtitje të voglin e saj vetëm 2-muajsh, Akid.
Bashkëshortja e deputetit demokrat Keltis Kruja, është parë këtë paradite në xhiron e liqenit të Tiranës, krahas çifteve të shumtë të të dashuruarve që si çdo vit, kishin zgjedhur kodrat e parkut të kryeqytetit për të festuar Shën Valentinin. Pas lindjes, Erla shihet vërtetë në formë!