Erion Veliaj prezanton projektin për mjedisin

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e kryeqytetit, Erion Veliaj ka prezantuar programin e tij për reduktimin e ndotjes në kryeqytet, për ta kthyer Tiranën në një vend brenda standardeve të BE-së.

“Do të ndërtojmë një impiant për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve duke ndaluar rreptësisht djegien e tyre;
Pastrim nga mbetjet i lumenjve në territorin e Bashkisë së Tiranës përgjatë gjithë rrjedhës së tyre;
Ndërtim i një impianti modern për përpunimin e ujërave të zeza në mënyrë që ato të mos derdhen më në Lumin e Lanës apo Lumin e Tiranës”, tha Veliaj.

Advertisement

E duke u rikthyer edhe njëherë te fakti se Lulzim Basha i ka dhënë leje për një shtesë vetes së tij, Veliaj i ka kthyer një përgjigje dhe reagimit të Bashkisë së Tiranës: “Thanë se nuk ka asgjë të keqe që shtoi një kat. Thanë se kreu i Bashkisë së Tiranës është qytetar si gjithë të tjerët, meriton trajtim të barabartë. Kush qytetar tjetër ka qenë i barabartë me Lulin? I vetmi që ka shkelur moratoriumin është Lulzim Basha, kryetari i bashkisë që nuk duam”.