Erion Veliaj: Ftoj në debat televiziv Kosovën

Foto Arkiv

Kandidati i mazhorancës për kryetar bashkie në Tiranë, Erion Veliaj, ftoi edhe një herë tjetër kandidatin demokrat Halim Kosova në debat televiziv.
“Nesër, në orën 21:00, e ftoj kandidatin tjetër të dalim përballë në debat. Ka shumë gjëra për të folur, duke nisur që nga premtimet e pambajtura të bashkisë në 4 vitet e fundit”, tha Veliaj, gjatë prezantimit të programit për biznesin e vogël.
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane tha se Bashkia duhet të jetë më e kujdesshme ndaj biznesit.
“Bizneset nuk duhet të jenë të fundit, por të parët që ta kenë derën të hapur, pasi shumica e qytetarëve janë të punësuar aty. Nuk është mbajtur asnjë premtim që i është bërë biznesit në 4 vitet e fundit”, tha Veliaj.

Advertisement