“Epokë e re” në mjekësi, del ilaçi për trajtimin e Alzheimer!

Një ilaç i ri eksperimental i quajtur Lecanemab është cilësuar si e ardhmja e shkencës pasi sipas të dhënave, mund të ngadalësojë dobësimin e trurit nga sëmundja e Alzhaimerit, ose siç njihet ndryshe e Demencës.

Rezultatet nga prova klinike zbuluan gjithashtu se ilaçi pastronte nga truri i pacientëve, grumbujt e një proteine ​​të quajtur amiloid, që mendohet të jetë një shkak kryesor i formës më të zakonshme të demencës.

Advertisement

Të dhënat, të publikuara në një konferencë në San Francisko të botuara në Neë England Journal of Medicine krijuan optimizëm në radhët e shkencëtarëve, shumë prej të cilëve kishin kaluar dekada duke u përpjekur të kuptonin se çfarë çon në sëmundje dhe të gjenin një trajtim.

Aktualisht, njerëzve me Alzheimer u jepen ilaçe të tjera për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave të tyre, por asnjëra nuk ndryshon rrjedhën e sëmundjes. Testi në shkallë të gjerë përfshiu 1795 vullnetarë me Alzheimer në fazën e hershme. Provat klinike treguan se Lecanemab ngadalësoi rënien e kujtesës dhe aftësisë mendore me 27% tek pacientët me Alzheimer të butë.

Lecanemab është një antitrup – si ato që trupi prodhon për të sulmuar viruset ose bakteret – që është krijuar për t’i thënë sistemit imunitar të pastrojë amiloidin nga truri. Mjekët janë optimistë se vazhdimi i trajtimit për një kohë më të gjatë se një vit do të çojë në rezultate edhe më të mira. Sidoqoftë, si çdo ilaç edhe ai ka efekte anësore. Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së pritet të vendosë deri më 6 Janar nëse do të miratojë Lecanemab me procedurë të përshpejtuar apo jo.

Ka më shumë se 55 milionë njerëz në botë me sëmundjen e Alzheimerit dhe parashikohet që rastet të kalojnë 139 milionë deri në vitin 2050 .