Enrique Iglesias dëmtohet gjatë koncertit

Këngëtari 40-vjeçar, Enrique Iglesias ka pësuar një incident gjatë koncerit të tij në Tijuana, Meksiko.
Iglesias është dëmtuar seriozisht, pasi gjatë performancës me dron ai e ka prekur në momentin e gabuar, duke bërë që t’i pritet gishti në copa.
Nuk është hera e parë që 40-vjeçari ka realizuar shfaqje me dron, por pakujdesia ka bërë që të dëmtohet.
Këngëtari edhe pse i dëmtuar rëndë nuk është larguar nga koncerti, por u mjekua me fasho për të ndaluar presionin e gjakut.
Menjëherë pas koncertit ai është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore në një spital të Los Angeles.

Advertisement