Këngëtarja që u shndërrua në stiliste ka parë shumë celebritete të veshin fustanet e krijuara nga ajo si Demi Moore, Elle Macpherson dhe Jennifer Lopez. Për të do të ishte privilegj nëse aktorja fituese e çmimit Oscar, Angelina Jolie, do të vishte një krijim të sajin në një nga evenimentet e rëndësishme. “Do të më pëlqente shumë të shihja Kate Bosworth dhe Angelina Jolie me fustanet e mia e sigurisht Michelle Obama-n. Gjithashtu admiroj shumë stilin e Tilda Swinton, Është e paparashikueshme dhe nuk ka frikë të jetë individuale. E kam ëndërr t’a vesh”,- ka thënë Victoria Beckham. Përsa i përket koleksionit të saj të pestë që u prezantua në New York Fashion Week stilistja e ka cilësuar si joshës faktin se fustanet nxjerrin në pah linjat sensuale të femrave, nëpërmjet një siluete të mirëpërcaktuar që lejon të lëvizësh lirshëm.