Gabimet fatale me photoshop ndodhin gjithmonë kur ti vendos të bësh ndërhyrje nga telefoni apo programe të gatshme.
Këmbë të holla, bel të shtrembër, deformim i objekteve rreth e rrotull fotos. Këto janë disa nga gafat që bëjnë vipet kur “rregullojnë” fotot e tyre. Njëra ndër to ka qënë edhe Enca. Këngëtarja simpatike, e cilësuar më një fizik si “tepër të mbushur”, ka treguar për fansat e saj një foto ku duket barku me disa buzë të kuqe. “Awwwawwawwww …waking up to Mommy’s kisses on my stomach”, ka shkruar ajo në foto. Por ajo që i ka bërë çudi të gjithëve është se Enca nuk ka kërthizë. Dhe fansat të habitur kanë pyetur se ku është kërthiza e saj. Për shkak të editimit të fotos së saj Enca “gabimisht” ka hequr edhe kërthizën, në vend të “shtresës” së tepërt.