Dua Lipa ka ditur gjithmonë se si të mbaj lart emrin e saj dhe të familjes me sukseset që po korr në muzikë.
Dhe këtë herë ajo ka bërë krenarë familjen me postimin që i ka kushtuar gjyshit të saj, Sejt Lipa, i cili sipas këngëtares në vitet 1990-1995 ishte Kryetar i Institutit Historik të Kosovës dhe gjithashtu Dua ka folur edhe për artikullin e fundit kushtuar jetës dhe veprës së gjyshit të saj.
“Gjyshi im Seit Lipa ishte Kryetari i Instituit Historik të Kosovës, mes viteve 1990-1995. Dëshira për ta treguar historinë tonë dhe prej nga jemi është në gjakun tonë dhe unë mundohem t’iu tregoj njerëzve kudo që shkoj dhe në çdo intervistë se jam nga Kosova. Ne kemi një histori shumë interesante, prej së cilës mësoj nga pak çdo herë. Së fundi një artikull doli për punën e gjyshit tim dhe më bëri të shpërthej me krenari kështu që desha ta ndaj këtë moment të vogël me të gjithë ju”,- janë fjalët e Dua Lipës bashkangjitur me fotografinë e publikuar.