Aktorja Ema Watson e famshme për rolin e saj si Herminone Granger në filmin “Harry Potter” ka deklaruar për “Paper Magazine” se do të bëjë një vit pushim nga aktrimi, per të lexuar.
“Do marr një vit pushim, për tu fokusuar tek arritjet e mia personale”, u shpreh ylli i Harry Potter.
Ajo shpjegoi më tej se objektivi i saj është të lexojë një libër në javë dhe gjithashtu një libër në muaj si pjesë e klubit të librit.
Emma e cila prej disa kohësh është ambasadore e “UN Women”, u shpreh se ajo mund të kishte zgjedhur edhe të bënte një vit studime akademike, por kuptoi se po mësonte më shumë duke folur me njerëz të ndryshëm dhe duke bërë leximet vetjake. Gjatë mungesës 1 – vjeçare në kinematografi Emma do ta ndajë kohën mes leximit dhe të dashurit të ri, një gjeni i kompjuterave, William Knight.