Emine Çunmulaj bëhet mama

Supermodelja Emine Çunmulaj është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë vetë publik vetë ajo, me anë të një postimi në Instagram ku prezanton me fansat vogëlushen e sapoardhur në jetë.

“Mirëserdhe dashuria ime. Ella Faria Nazarian, 3 kilogram dhe 21 centimetra e gjatë. Familja ime e bukur”, shkruajti Çunmulaj bashkëngjitur fotos me vajzën dhe bashkëshortin e saj.

Advertisement

Modelja e ka shijuar shumë këtë shtatëzëni dhe vazhdimisht ka postuar foto në rrjetet sociale teksa ishte në pritjen e ëmbël.Vogëlushja është fryt i dashurisë së Emines, me biznesmenin Sam Nazarian.