Emina i gëzohet shtatzënisë

Modelja  e njohur, Emina Çunmulaj është duke shijuar periudhën më të veçantë të jetës. 31-vjeçarja këtë lajm e ka ndarë me të gjithë miqtë në rrjetet sociale.

Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka preferuar të publikojë edhe një foto ku tregon barkun në rritje e sipër. Në lidhje me foton e realizuar modelja ka falenderuar bashkëshortin e saj dhe sigurisht ka shprehur fjalët më të mira për fëmijën që do të vijë në jetë.

Advertisement

Aktualisht Çunmulaj është 18 javëshe dhe duket se ky lajm i ka ndryshuar tërësisht jetën, pasi nuk heziton të fotografojë kujtimet më të bukura të shtatzënisë.