Gjatë një interviste për kanalin italian në YouTube “Cult Pop”, në prag të koncertit të saj në Milano më 10 Maj (Unipol Forum), Elvana u përball me një pyetje direkte: “Eurovision 2027?”.
Ajo shpjegoi shkurtimisht se Shqipëria përzgjedh përfaqësuesin përmes Festivalit të Këngës në Tiranë, një format që e krahasoi me Sanremo-n italian.
Sipas saj, ndoshta tentativa e tretë mund të jetë ajo e suksesshmja. Elvana ka qenë pjesë e Festivalit të Këngës në edicionet e 58-të dhe 63-të, ku synonte biletën për në Eurovision 2020 dhe 2025, por në të dyja rastet u rendit e dyta. Ndoshta e treta e vërteta.


