Elvana Gjata dhe Capital T vijnë sërish me një bashkëpunim dhe kënga do të jetë “Flakë”

Elvana Gjata e kishte paralajmëruar këtë bashkëpunim, me postimet e saj të mëparshme, me look-un e veçantë me ‘baby hair’, si dhe me emojit e zjarrfikëseve, por askujt nuk i kishte shkuar në mend se projekti i saj i radhës do të ishte me Capital T!

“Flakë” titullohet projekti nga dy artistët, dhe ka qenë vetë reperi ai që e ka konfirmuar me anë të një postimi në Instagram, ku ka ndarë edhe një pjesë të shkurtër nga klipi, i cili do të publikohet të premten në orën 23:59.

Advertisement

“Zemër a je gati” shkruan Kapo, dhe fansat e dyshes patjetër që janë gati e mezi po presin, pasi edhe nga pjesët e shkëputura nga videoklipi, duket se do të jetë “flakë”, ashtu siç edhe titullohet.

Ky nuk do të jetë bashkëpunimi i parë mes dy artistëve, pasi më herët ata kanë punuar bashkë edhe për superhitin “Lejla” dhe për këngën tjetër “Fustani”.