Elvana Gjata do të sjellë një nga projektet më ambicioze të karrierës së saj, një album me 33 këngë të reja, të ndara në tre pjesë. Pjesa e parë e trilogjisë do të titullohet “Grada”, dhe do të publikohet më 13 qershor, duke shënuar kështu nisjen e një kapitulli të ri muzikor.
“Prej kohësh e pres ta lajmëroj fillimin e këtij udhëtimi. Kapitulli I – ‘Grada’, është i pari kapitull i një albumi me plot 33 këngë. TRILOGJI. Do të jetë një udhëtim muzikor epik” – shkroi Elvana në Instagram.
Me këtë nismë të guximshme, Elvana duket se synon jo vetëm të thyejë kufijtë e zakonshëm të industrisë muzikore shqiptare, por edhe të riformulojë mënyrën se si një album prezantohet dhe konsumohet nga publiku. Trilogjia e saj e shumëpritur, që do të shpaloset pjesë-pjesë, premton një rrugëtim artistik të pasur dhe të menduar me kujdes, ku çdo këngë pritet të ketë zërin dhe historinë e saj.
Fansat tashmë janë të etur për të dëgjuar se si do të evoluojë ky rrëfim epik muzikor prej 33 këngësh që sapo ka nisur me “Grada”.