Elton John pajtohet me të ëmën

Këngëtari Elton John ka marrë kurajon ti kërkojë falje mamasë së tij, pas një grindje që zgjati 8 vite. Ai u shpreh se kishte vendosur përsëri kontaktet me të ëmën tani që ajo mbushi 90-vjeç.

Muzikanti bëri përpjekjen e parë për tu afruar me mamanë pasi i dërgoi asaj një buqetë me orkide për t’i uruar ditëlindjen.

Advertisement

“90-vjeç”, Urime! Me dashuri, Elton, David, Zachary dhe Elijah”, shkruhej në pusullën që Elton John i kishte dërguar mamasë, në të cilën e uronte familjarisht.

Ky ishte mesazhi i tyre i parë, pas 8 vitesh, gjatë të cilave nuk kishin folur me njëri-tjetrin.

Sir Elton John dhe e ëma Sheila, u përfshinë në një grindje në vitin 2008, pasi ajo nuk pranoi të shkëpustë miqësinë me dy shokë të vjetër të Elton John, me të cilët ai i prishi marrëdhëniet.