Elton John i virgjër deri 23-vjeç!

Këngëtari i njohur britanik Elton John është shprehur se deri në moshën 23-vjeçare ka qenë i virgjër. Ikona e muzikës, i cili sot është 72-vjeç ka theksuar se deri në atë moshë ishte i dëshpëruar për të patur një marrëdhënie të vërtetë dhe diçka e tillë ka ndodhur kur ka njohur të ish të dashurin dhe njëkohësisht menaxherin John Reid. “Isha virgjër deri atëherë. Kam qenë i dëshpëruar për të dashur dhe për të pasur një marrëdhënie reale”- është shprehur ai.

Ky moment i jetës së tij ka frymëzuar edhe një skenë intime në filmin “Rocketman”, i dedikuar jetës së tij. “Kur ata grisin rrobat në film është pikërisht fiks sikurse realisht ka ndodhur. Ai ka qenë një moment i rëndësishëm për mua ndaj jam i kënaqur që është përfshirë në film dhe njerëzit do ta shikojnë, pavarësisht se e di që nuk do të kuptohet nga të gjithë.”-është shprehur John. Gjithashtu ai është shprehur krenar që ka inspiruar realizimin e një skene mes një çifti gay në një film.

Filmi që dokumenton jetën e muzikantit me famë botërore gjatë viteve 1960 dhe 1970 pritet të shfaqet në festivalin e Kanës në fund të këtij muaji.

/Opinion.al/