Elton John flet për Michael Jackson: Ishte i sëmurë mendërisht

Më datë 15 tetor pritet të publikohet libri autobiografik i kantautorit britanik, Elton John. Sipas mediave të huaja në këtë publikim ai ka shkruar edhe për yllin e ndjerë të muzikës pop  Michael Jackson.

 “E kam njohur Michael- in që në moshën 13 apo 14-vjeçare. Ishte një fëmijë tepër i lezetshëm. Pastaj krejt papritur nisi të izolohej nga bota, njësoj siç ndodhi me Elvis Presley- n. Një Zot e di se çfarë droge  po merrte , por sa herë që e takoja në vitet e tij të fundit të jetës, e vetmja gjë që mendoja ishte se ky i gjorë e ka të humbur. Ishte vërtet sëmurë mendërisht. Ishte e  vështirë të kaloje kohë me të”, -tregon ai.

Advertisement

Më tej në libër John shkruan se në një festë në shtëpinë e tij ku ishte i ftuar edhe Jackson, këngëtari u largua nga të ftuarit dhe të luajë me  djalin e shërbëtores së Elton- it.

“Nuk e di pse, por ai nuk e përballonte dot shoqërinë e të rriturve,”-përfundon kantautori në librin i cili pritet të publikohet së shpejti.

/Opinion.al/