Elizabeth Taylor një natë me Reagan

Kjo është një nga historitë e rrëfyera në një autobiografi të paautorizuar dedikuar Liz Taylor-it, nën titullin “Elizabeth Taylor: There is nothing like a dame”. Në këtë biografi flitet dhe për histori të tjera të cilat tregojnë një anë të errët dhe të panjohur të jetës së aktores së madhe. Midis rreshtave mund të lexohet dhe zbulohet raporti i cilësuar si “treshe” me John Fitzgerald, Kennedy dhe aktorin Robert Stanck. Sipas atyre që raportojnë botuesit e librit Danforth Prince dhe Darwin Potter (ish reporter të New York Times) 30 vite para se Reagan të hynte në Shtëpinë e Bardhë, kish ftuar Taylor për një darkë dhe kjo e fundit kishte mbetur e mahnitur nga sjellja e tij pasi ndjehej si një femër e rritur. Sipas asaj që raportohet në libër, Elizabeth ka qënë e para që ka bërë lëvizjen e joshjes duke qenë se Regan ishte pak më i tërhequr. Për artisten lista e ish të dashurve ka qënë shumë e gjatë. Në libër fliten për raportet që ajo ka patur me emra si Tony Curtis, Paul Newman, Frank Sinatra dhe Errol Flynn.

Advertisement