Koleksioni i limituar I këtyre pullave do të shitet në eBay për të ngritur fonde për Women’s Aid që lufton fenomenin e dhunës në familje. “Kjo foto do të thotë shumë për mua si nënë, ndaj e kam zgjedhur. Eshtë fantastike që kjo foto përdoret për t’i ardhur në ndihmë të tjerëve”,- ka thënë Liz. Një person tjetër që i është bashkuar kësaj kauze është edhe modelja Jasmine Guinness. Një përfaqësuesi i Royal Mail është shprehur:”Ky është viti i tretë që bëjmë këtë ankand. Në vitet e shkuara kemi punuar me Helena Christensen dhe Peny Lancaster për të ngritur fonde të konsiderueshme për Women’s Aid. U bë shumë popullore dhe ne ftuam Elizabeth Hurley dhe Jasmine të n’a bashkoheshin për 2009-en dhe të përpiqemi të bëjmë sa më shumë para për këtë cështje kaq të rëndësishme”. Të gjithë ju që doni të kontirbuoni sadopak në këtë cështje kini parasysh se ankandi mbaron në 13 Mars.