Na mbajti gjatë pezull me shtatzaninë, sepse për një kohë të gjatë, as pohonte, e as mohonte gjë. Por tani, edhe sikur të donte, Elita Rudi nuk do ta fshihte dot më barkun e rrumbullakosur. Dhe mirë bën që e tregon, se duket shkëlqyeshëm!!! Fotot e fundit e tregojnë super në formë me fustanin e zi të puthitur pas trupit.
Elita po shijon momente të vecanta lumturie dhe kjo pasqyrohet qartë në pamjen e saj. Moderatorja dhe partneri I saj, Gjiko lidhën kurorë nga fundi i shtatorit në një ceremoni luksoze që pushtoi vëmendjen e mediave rozë.