Showgirl italiane ka vendosur të shesë celularin e saj për bamirësi.
Telefoni do të nxirret në ankand në një portal online ndërsa paratë e fituara prej tij do të shkojnë për të ndërtuar një strehë për kafshët e braktisura.
Por ka një kleckë, sepse Canalis nuk ka vendosur të shesë vetëm celularin e saj, por edhe videot dhe fotot private që janë në brëndësi të tij. Prandaj me siguri që shifra e shitjes do të jetë mjaft majme.
Për Canalis nuk është hera e parë që merr pjesë në cështje bamirësie pasi më parë ajo në të njëjtën mënyrë ka shitur edhe fustanin e saj të nusërisë.