Elhaida Dani fshin çdo gjë nga Instagrami..

Këngëtarja Elhaida Dani ka fshirë së fundmi gjithçka nga Instagrami. Në profilin e saj tashmë nuk ndodhet asnjë foto dhe asnjë video, përveç asaj të profilit ku shkuran, “The best is yet to come” (Më e mira ende s’ka ardhur).

Ende nuk dihet arsyeja që këngëtarja ka marrë këtë vendim, megjithatë të gjithë fansat e saj do të kenë mundësi të shijojnë zërin e saj shumë shpejt, pasi këngëtarja do të hapë koncertin e këngëtarit Ermal Meta, i cili mbahet më 17 shtator në “Air Albania”.

Advertisement