Elhaida Dani fiton Festivalin e 53-të në RTSH

Këngëtarja e Elhajda Dani u shpall të dielën fituese e Edicionit të 53-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar.

Kënga e saj titullohet “Diell”, një kompozim i Aldo Shllakut, poezi të Viola Trebickes dhe Sokol Marsit. Me këtë këngë Elhada Dani do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong që do të mbahet Vjenë të Austrisë. Nata e tretë e Festivalit të Këngës në RTSH ishte një spektakël i vërtetë falë edhe transmetimit në Full HD përmes valëve të Televizionit Shqiptar.

Advertisement