Elvana rrëmben vëmendjen edhe një herë!

Nuk kish se si të kalonte pa u vënë re e komentuar performanca e Elvana Gjata në Southoutdoor Festival, një super organizim në Borsh. Pavarësisht motit i cili përngjante më shumë me një ditë dimri se sa Maji ? Elvana erdhi sërish me një super performancë për ata mijëra djem e vajza që nuk u zmbrapsën nga shiu.

Në performancë, nuk mund të mos binte në sy dhe veshja Mugler e saj dhe e trupës së baletit.

Advertisement

Me sa duket, Elvana e ka kthyer këtë veshje në një theme të kostumografisë së saj. Fillimisht e kemi parë të veshur në eventin e mbajtur në Londër me rastin e pavarësisë në Electric Brixton në nëntor 2021

Me pas, të gjithë e kemi parë në video klipin e kënges “SKA” me Mozzik e cila u publikua në muajin Shkurt.


Veshjet e Elvana Gjatës sjellin gjithmonë komente në rrjet dhe kësaj here vëmendja e ndjekësve u përqëndruar te streçet “Mugler”, një trend i momentit të cilin mund ta keni parë të veshur edhe tek yjet ndërkombëtarë.

Seksi, tërheqëse dhe tejet në formë, Elvana Gjata i ktheu dhe një herë sytë dhe vëmendjen nga ajo!